Është pezulluar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Vorës, Genti Picari.
Nënkryetari Genti Picari u emërua nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, pasi ky i fundit ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ishte subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.
Agim Kajmaku është ende në arrati dhe pritet të gjykohet për falsifikim të vulave dhe stampave, falsifikim të dokumenteve zyrtare si dhe kryerja e funksioneve pas largimit si kryebashkiak i Vorës.
Akuza e fundit që rëndon ndaj tij ka lidhje emërimin në detyrë të ish-drejtorit të kabinetit të tij, Gentian Picari, të cilin e emëroi zëvendëskryetar bashkie menjëherë pasi KQZ e shkarkoi nga detyra.