Pezullohet nga detyra një nga anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Ndaj Luan Dacit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″.
SPAK thotë se është provuar se Daci, në aplikimin e kryer prej tij për t’u emëruar në KPA ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ″largim nga puna″ në vitin 1997, kur mbante detyrën e gjyqtarit në Tiranë.