Nga Aurenc Bebja*, Francë
“L’Unità” ka botuar, të martën e 2 prillit 1991, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me thirrjen e Leka Zogut I ndaj vendeve perëndimore për të ndaluar ndihmat ndaj qeverisë komuniste shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Mbreti Leka I: “Pezulloni ndihmat”
Paris. Pretendenti i fronit të Shqipërisë Leka I konfirmoi dje që zgjedhjet të konsiderohen “një mashtrim” dhe u kërkoi vendeve perëndimore të ndalonin të gjitha ndihmat për qeverinë shqiptare.
Leka I, në një intervistë për agjensinë AFP, arsyetoi gjykimin e tij ndër të tjera, me faktin se asnjë përfaqësues i partive shqiptare në mërgim nuk ishte i autorizuar të kandidonte, ndërsa “drejtuesit e të ashtuquajturave parti opozitare në vetë Shqipërinë, janë të gjithë që vijnë nga Partia e Punës (Komuniste). Është si t’i japësh (dorëzosh) pushtetin djalit tënd.
Në muajt e ardhshëm – shtoi Leka I – njerëzit, kur të shohin se nuk ka asnjë mënyrë për të hequr qafe këtë regjim, do të kthehen kundër udhëheqësve. Por nëse vendet perëndimore vazhdojnë t’u ofrojnë ndihmë këtyre udhëheqësve për të shtypur njerëzit, kjo nuk do të jetë e mundur. Këto vende duhet të ndërpresin të gjitha ndihmat derisa të ketë zgjedhje të vërteta. Refugjatët që takova në kampet në Brindisi, Bari dhe Napoli – përfundoi ai – më thanë qartë kështu”.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania