Shëndet Pfizer-BioNTech: Tri doza të vaksinës janë efektive kundër Omicron

Pfizer-BioNTech: Tri doza të vaksinës janë efektive kundër Omicron

Kompanitë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se tri doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19, kanë treguar që kanë efekte neutralizuese kundër variantit të ri të coronavirusit, Omicron. Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator.

Në njoftimin e parë zyrtar nga prodhuesi i vaksinës lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan në një deklaratë të përbashkët se dy doza të vaksinës, rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave.

Por, me dozën e tretë të vaksinës, vërehet rritje në neutralizimin e antitrupave.

Kompania shtoi mes tjerash se nëse do të jetë e nevojshme, deri në mars të vitit 2022 do të prodhohen vaksina që kanë për bazë variantin Omicron.