Persona të armatosur futen në banesë, por largohen sapo pikasen nga pronari. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në shtëpinë privatë të shtetasi N.Ç., banues në lagjen “Demokracia, Tepelenë”. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se në tentativën për grabitjen e armatosur kanë marrë pjesë 3 persona.
Autorët në momentin që janë pikasur nga pronari i shtëpisë, dyshohet se kanë marrë serverin e kamerave që ndodhej në një kasetë në oborr dhe janë larguar. Mësohet se prej frikës ata kanë qëlluar me armë zjarri dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona t lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe grupi hetimor dhe nga qyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja.
Grupi hetimor po vijoj punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.