Nga konferenca për mediat në Shkup, kryeministri Edi Rama dha detaje për marrëveshjet që u nënshkruan në takimin mes 2 qeverive.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se janë dakordësuar për ndërtimin e infrastrukturës së korridorit të tetë, ndërtimin e portit të thatë në Strugë dhe hapjen e një vendkalimi kufitar Strugë-Pogradec.
“Por njëkohësisht kemi darkodësuar edhe 3 nisma të propozuara nga Artan Grubi që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës së korridorit të tetë, ndërtimin e portit të thatë në Strugë dhe hapjen e një vendkalimi kufitar Strugë-Pogradec. Të tria këto me një rëndësi të madhe strategjike. Kemi rënë dakord që sa i takon projektit të portit të thatë të Strugës ta marrë përsipër qeveria shqiptare në kuadër të marrëveshjeve me kompaninë holandeze. Takohemi në një moment jashtëzakonisht sfidues për të gjithë Evropën dhe botën. Vuajmë si gjithë të tjerët pasojat e luftës në Ukrainë.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes si dhe përmes inflacionit të luftës, janë dy armë që po përdoren nga Putin për të destabilizuar Europën dhe vendet e përbëjnë. Ne jemi në vështirësi që të gjithë. Në këto kohë të vështira duhet sa më shumë të ndërveprojmë, sa më shumë të punojmë aq më mirë mund t’i përballojmë këto situata kaq komplekse”, u shpreh Rama.