Gerard Pique më 2 shkurt do të mbushë 32 vjeç, që do të thotë se ka nisur periudha përmbylljes së karrierës. Në fakt, mbrojtësi “blaugrana”, sipas “El Mundo Deportivos” ka në plan ta përshpejtojë procesin e varjes së këpucëve në gozhdë.
Ai ka planifikuar të luajë në nivelet më të larta deri në fund të sezonit të ardhshëm, për të nisur një etapë të re në karrierën dhe jetën e tij, që do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtësisht me futbollit.
Pique ka ndërmend të zgjidhet president i Barcelonës në zgjedhjet e vitit 2021. Tërheqja nga futbolli i luajtur në verë të 2020-ës do t’i jepte mundësi që për thuajse një vit zhvillonte fushatën për t’u zgjedhur numri 1 i klubit, pas përfundimit të mandatit të Jose Maria Bartomeut.
Piqué planifikon që rreth tij të mbledhë ikonat e Barcelonës. Stolin dëshiron t’ia besojë dyshes virtuoze Xavi-Iniesta. I pari po përgatitet prej disa vitesh për këtë rol dhe e ka marrë licencën, ndërsa Iniesta do të ketë kohën e mjaftueshme për ta mbyllur procesin e formimit si trajner.
Për drejtimin sekretariatin teknik, Pique ka piketuar, Carles Puyol. Ish-kapiteni i Barcelonës ka njohuri të mira për tregun e futbollistëve.