Ata që konsumojnë zakonisht dy ose tre filxhanë në ditë kanë presion më të ulët të gjakut sesa ata që pinë vetëm një filxhan ose nuk marrin fare. Kjo theksohet nga rezultatet e një studimi të ri të botuar në revistën shkencore Nutrients nga një ekip kërkimor nga Universiteti i Bolonjës dhe Spitali Universitar IRCCS i Bolonjës.
Sondazhi, ekzaminoi të dhënat në lidhje me konsumin ditor të kafesë dhe parametrat e presionit të gjakut të 783 grave dhe 720 burrave.
“Rezultatet që kemi marrë tregojnë se ata që pinë kafe rregullisht kanë presion të ulët të gjakut, si në nivel periferik ashtu edhe në qendër, krahasuar me ata që nuk e pinë atë”, tha Arrigo Cicero, autori i parë i studimit. Kjo konfirmon efektin pozitiv të konsumit të kafesë në rrezikun kardiovaskular”, shtoi Borghi, përgjegjës për këtë hulumtim të ri.
Me ose pa kafeinë, konsumimi i kafesë së çdo lloji (të bluar, të menjëhershëm dhe të pakafeinuar) brenda modeleve normale të marrjes në të vërtetë lidhet me një reduktim të incidencës së sëmundjeve të ndryshme kronike dhe përmirësim të shëndetit të zemrës.
Në veçanti, në lidhje me presionin e gjakut, rezultatet e sondazhit të ri ishin shumë të qarta. Presioni i gjakut periferik ishte dukshëm më i ulët në subjektet që konsumonin një deri në tre filxhanë kafe në ditë sesa tek ata që nuk konsumonin kafe.
“Dhe për herë të parë kemi mundur t’i konfirmojmë këto efekte edhe në lidhje me presionin qendror të aortës, atë afër zemrës, ku vërehet një fenomen pothuajse i njëjtë, me vlera krejtësisht të ngjashme për ata që pinë kafe zakonisht në krahasim me jo-konsumatorët”.
Studimi në fakt tregoi se ata që pinin kafe kishin vlera më të ulëta të presionit sistolik të gjakut dhe pulsit, si dhe të qarkullimit periferik dhe presionit qendror të aortës.