Sport Pirlo dhe klubi turk ndajnë rrugët, divorci është zyrtar

Pirlo dhe klubi turk ndajnë rrugët, divorci është zyrtar

Përfundon zyrtarisht aventura e Andrea Pirlos në pankinën e Fatih Karagumruk, 3 ndeshja para përfundimit të kampionatit turk. Trajneri italian dhe klubi turk, në fakt ndahen para fundit të sezonit, për të planifikuar të ardhmen e tyre përkatëse.

“Andrea Pirlo nuk do të jetë më trajneri ynë në sezonin e ardhshëm, kështu që i kemi dhënë atij dhe stafit të tij opsionin që të largohen menjëherë, në mënyrë që ata të planifikojnë për të ardhmen e tyre.

Jemi shumë të lumtur që kemi kaluar një sezon me Andrean dhe e falënderojmë për kontributin e tij në klub. I urojmë më të mirën për të ardhmen e tij”, – thuhet në njoftimin përkatës.

Ish-trajneri i Juventusit kishte zbritur në ligën e lartë turke më 12 qershor 2022, duke u stabilizuar në vendin e tetë në renditje, pas një fillimi të komplikuar.

Ai i thotë lamtumirë klubit turk me këtë bilanc përfundimtar: 36 ndeshje zyrtare, 13 fitore, 12 barazime dhe 11 humbje. Emri i tij i shtohet listës së madhe të teknikëve që mund të nisin një aventurë të re profesionale këtë verë.