Sport Pirlo mbetet pa mbrojtje, edhe Cuadrado me koronavirus para Milanit

Pirlo mbetet pa mbrojtje, edhe Cuadrado me koronavirus para Milanit

Një ditë para ndeshjes me Milanin, Andrea Pirlo ka marrë edhe një tjetër lajm të keq, pasi edhe Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas Alex Sandro-s një ditë më parë.

Lajmi është konfirmuar nga klubi bardhezi, ku theksohet se futbollisti është asimptomatik dhe është vendosur menjëherë në izolim.

Megjithatë, tashmë bëhet e sigurt mungesa e dy mbrojtësve të krahut në ndeshjen e rëndësishme të së mërkurës, ku Juventusi do të luajë ndaj Milanit kryesues në Serie A.

Deri tani, e sigurt është vendosja e Danilos në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa në krahun e majtë ende nuk dihet se kush do të luajë edhe pse në Itali kanë nisur menjëherë hipotezat se aty mund të luajë edhe Bernardeschi, ose Pirlo mund të luajë me 3 mbrojtës.