Sport Pirlo: Në korrik më shihni në fushë. Conte, trajneri më i mirë...

Pirlo: Në korrik më shihni në fushë. Conte, trajneri më i mirë që kam pasur

Pas përgatitjes për karrierën e re, Andrea Pirlo është gati ta fillojë atë. E njofton vetë këtë në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Ish-mesfushori i kombëtares italiane sqaron se do të fillojë me karrierën e tij stërvitore gjatë verës, me një destinacion të panjohur: “Unë kam folur me dikë, do ta nis punën si trajner prej fillimit të korrikut. Kam një dëshirë të madhe për të filluar një rrugë të re dhe krejtësisht të ndryshme. Unë mendoj se mund të bëhem “mësues” i mirë i futbollit, mund të përcjell idetë e mia. Kam personalitetin tim, por do të frymëzohem edhe nga modelet më të mira. Një model? Duke punuar me atë, fillova të mendoj për t’u bërë trajner. Ai është më i miri që kam pasur, na tregonte 40-50 minuta video çdo ditë. Aty kuptova se doja ta bëja edhe unë atë punë. E kam fjalën për Antonio Conte, që për mua është më i miri ndonjëherë”.

“Conte është i sëmurë nga fitorja”

Në lidhje me trajnerin e Interit, Pirlo sqaron se nuk ishte aspak i befasuar nga pjesa e parë e sezonit zikaltër: “Unë e njoh shumë mirë Antonion. E imagjinoja Interin në këtë nivel, ai do të luftojë për titull deri në minutën e fundit. Kjo i bën lojtarët që të japin gjithmonë më të mirën, më shumë sesa kanë në të vërtetë. Conte është i sëmurë nga fitorja. Nëse humbet, nuk mund të flisni me të, ai bëhet djall. Pastaj, klubi ka shpenzuar mirë për lojtarët, në përputhje me idetë e trajnerit. Një klub serioz bën pjesën tjetër. Juventusi i sotëm është shumë i fortë, sepse ka cilësi në të gjitha repartet. Ai u ndërtua duke bashkuar një lojtar më të mirë se tjetri. Sidoqoftë, jam i sigurt se Interi do të përpiqet deri në fund”.

Milan të marrë shembull nga Juvja

Legjenda italiane është shprehur se Milani po kalon një moment jo të mirë dhe shembull për kuqezinjtë, duhet të jetë Juventusi i kohës që luajti Pirlo.

“Është një klub shumë ndryshe nga Milani i vjetër. Maldini dhe Boban po bëjnë sa munden, duke marrë lojtarët që kanë mundësi, pasi nuk janë të njëjtat financa si dikur. Problemi i Maldinit dhe Boban nuk është që tashmë janë në tavolinë dhe jo në fushë, por që po punojnë te një Milan shumë më ndryshe nga ai çfarë janë mësuar ata.

Mendoj se kanë bërë mirë në një moment kaq delikat dhe besoj se janë njerëzit e duhur për ta rikthyer Milanin. E njëjta gjë shkon edhe për Piolin, i cili po bën sa mundet që t’i japë ekipit një identitet. Gjithmonë më ka pëlqyer Pioli, si trajner dhe si njeri. Shembulli më

Tonali

Në fund, Pirlo vlerëson Sandro Tonali, por rithekson ndryshimin e mesfushorit aktual të Brescia në krahasim me të: “Ai nuk është trashëgimtari im. Është shumë i fortë, por i ndryshëm nga unë në lojë. Tonali ka gjithçka të një kampioni, por është më shumë mesfushor, ose qendror në një mesfushë për dy. Ai tashmë mund të luajë në një ekip të shkëlqyeshëm, është më i miri i këtij kampionati”.