Në mesin e një morie informacionesh mbi jetën e Parashqevi Simakun, duket se vjen një lajm i mirë: Ajo do i rikthehet këngës. Lajmi u bë i ditur nga Elton Iliriani.
Pas 36 vitesh, dy artistët e mëdhenj, Pirro Çako dhe Parashqevi Simaku, kanë zhvilluar një bisedë virtuale me njëri-tjetrin, teksa kanë biseduar për një bashkëpunim.
Dyshja triumfuan 36 vite më parë në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”.
“Fiks si sot 36 vite më parë, kënga “E duam lumturinë” u shpall fituese e Festivalit të Këngës. Pirro dhe Parashqevia biseduan sot bashkë. Pirro një emër i dashur dhe i shtrenjtë për Parashqevinë! Planifikuan këngës e radhës!”, shkruan Elton Iliriani krahas fotos.
Nuk dihen ende detajet e këtij projekti, ndërsa nuk ka një konfirmim të drejtpërdrejt nga Pirro Çako mbi mundësinë e këtij bashkëpunimi.
Këngëtarja u rikthye në vëmendjen e publikut pas një video virale, ku shfaqej duke marrë ndihma që shpërndahen në SHBA për personat e pastrehë. Pamjet sollën shumë reagime, duke e kthyer këngëtaren në kryefjalën e rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive.
Gjendja në të cilën ajo u paraqit bëri që shumë shqiptarë të kërkonin që këngëtarja, dikur ikonë e muzikës në atdhe, të ndihmohej. Ndaj, ky bashkëpunim do e risillte Parashqevi Simakun aty ku i takon: në skenë.