Mes 80-vjecarëve që morën sot vaksinën ishte edhe regjisori Pirro Milkani. Në një deklaratë për mediat, regjisori u shpreh se i vinte mirë që të parët që morën dozat ishin mjekët, infermierët dhe të moshuarit e azileve.
Ai tha se është shumë i kënaqur që është një ndër 6 mijë qytetarët që është vaksinuar dhe shtoi se ishte një proces i lehtë.
“Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të Republikës së Shqipërisë, të respektuar siç janë mjekët dhe infermierët dhe pleqtë e azileve. Unë them se e kam këmbën e mbarë, për ata që janë mbi 80 vjeç”, tha tha Milkani për mediet.
Po ashtu u bëri thirrje të gjithëve që të gjithëve që të marrin vaksinën, pasi sipas tij vaksinimi është shpëtimi i pandemisë.
“Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t’i kthehem jetës normale me vaksinimin”, tha Milkani.