Miralem Pjanic do vetëm Juventusin dhe do që të rikthehet në Itali.
Sipas SportMediaset, zërat për kthimin e boshnjakut te bardhezinjtë po shtohen.
Lojtari, në fakt, është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u ribashkuar me Zonjën e Vjetër.
Sipas SportMediaset, mesfushori është i gatshëm ta reduktojë ndjeshëm rrogën e tij. Gjithsesi, bardhezinjtë do të duhet të bëjnë një shitje më parë.
Ka shumë mundësi që i sakrifikuari të jetë Ramsey.
Vetëm pas largimit të uellsianit, ëndrra e Pjanic për t’u kthyer në Torino mund të realizohet.
Nuk duhet harruar se Massimiliano Allegri e vlerëson shumë boshnjakun dhe ka kohë që kërkon ta ketë në skuadër.