Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi u mor në pyetje për rreth një orë.
Në një komunikim për mediat, Ndreu u shpreh se është thirrur si një person në hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi një denoncimi të bërë nga PD-ja e Lezhës.
Sipas tij. në këtë çështje ka zero shkelje procedurash, zero korrupsion dhe zero dëm ekonomik, por PD-ja e Lezhës sipas tij nuk është dakord për një trotuar.
Pjerin Ndreu: Arsyeja është thirrje për një çështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është zero shkelje procedurash, zero korrupsion dhe zero dëm ekonomik.
Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve.
Jemi në proces, dhashë shpjegime, do jap prapë. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës.
Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.
Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë.