Në kuadër të operacionit policor të koduar “Escape” është kapur në Rrugën Transballkanike 50-vjeçari L.B., një tjetër pjesëtar i grupit kriminal me aktivitet në fushën e narkotikëve, në Spanjë.
50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid pasi Gjykata Qendrore e Instruksionit në Spanjë i ka caktuar më 14 Shkurt 2023 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin dhe kultivimin e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Dyshohet se ai është përgjegjës për blerjen, transportimin dhe furnizimin me pajisjet elektrike që përdoreshin për kultivimin e plantacioneve.
Me arrestimin e 50-vjeçarit ka shkuar në 3 numri i shtetasve në kërkim ndërkombëtar pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal, të kapur në Vlorë.
Shtetasi L. B., së bashku me shtetasit U. S. dhe Xh. H., të arrestuar më parë nga Policia, në Vlorë, akuzohen si pjesëtarë të të njëjtit grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.