Është arrestuar në Kosovë Arben Lamçja, pjesë e urdhër arresteve të fundit të SPAK që goditi grupin e vëllezërve Çopja në Elbasan.
Policia shqiptare ka siguruar informacionin për vendndodhjen e tij dhe më pas ia ka dërguar policisë së Kosovës.
Arrestimi i Lamçes është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, ku do të njihet edhe me masën e sigurisë.
Bashkë me të është arrestuar edhe një tjetër person në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Operacioni “Plumbi i Artë 2” zbardhi tri vrasje me 6 viktima, të ndodhura në Shqipëri në vitet 2021.
Në krye të grupit kriminal të demontuar ishin vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja që ndodhen jashtë dhe janë në kërkim.