Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe mëngjesin e kësaj të diele.
Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj u qëlluan në hyrje të një lokali.
Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje, Lul Rakajn.
“Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar”, njoftoi policia.
Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.