Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me thikë këtë të diel. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batër të Matit.
Mësohet se ka pasur një konflikt mes disa të rinjve dhe për pasojë janë plagosur me thikë dy vëllezërit A.K dhe K.K.
Dy vëllezërit e plagosur kanë marrë ndihmën në spitalin e Burrelit, ndërsa njëri prej tyre pritet të niset drejt Tiranës. Deri më tani nuk dihen rrethana e kësaj ngjarje. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e tij.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.