Dy vëllezër janë plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Paskuqanit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë urës së Paskuqanit.
Të plagosurit janë J. P. 35 vjeç, dhe Xh. P. 31 vjeç.
Sipas Policisë së Tiranës, autori i dyshuar është identifikuar Tedi D., i cili është shpallur në kërkim. Ai goditi me thikë dy vëllezërit pas një sherri për motive të dobëta.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton.