Një nxënës shkolle në Laç ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti në ambientet e jashtme të gjimnazit.
I plagosuri është 15-vjeçari me iniciale L.Rr., nxënës i gjimnazit. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes një tjetër nxënës të gjimnazit, 17-vjeçarin me iniciale A.Gj. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia dhe po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.