Aktualitet Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Tiranë

Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Tiranë

Një djalë i mitur është paraqitur i plagosur me armë zjarri në ambientet e spitalit të Traumës rreth orës 20:30 të së enjtes.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se 15-vjeçari është plagosur me armë në Fushë-Mëzez në rrethana ende të paqarta.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave.