Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të enjte në Kamëz. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i Bathores, për shkaqe momentalisht të paqarta. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur 46-vjeçari Agim Hida.
Ai ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sa i përket autorëve të ngjarjes, ata dyshohet të jenë dy persona ende të pa identifikuar, të cilët lëviznin me motomjet.
“Më datë 02.11.2023, rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç. Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat.