Një person është plagosur në kokë me mjet prerës mbrëmjen e së premtes në periferi të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, tek një lokal pranë Sanatoriumit, ku persona të paidentifikuar kanë dëmtuar në kokë me mjete prerëse shtetasin A. B., 31 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të marrë në pyetje personat që ndodheshin në lokal në momentin që 31-vjeçari është plagosur. Ende nuk dihet identiteti i agresorëve, por policia po punon për kapjen e tyre dhe shkaqet e sulmit të përgjakshëm.
Ndërkohë, shtetasi A. B., 31 vjeç është dërguar me shpejtësi në spital dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pritet që i plagosuri të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe personat që e sulmuan.