Një 43-vjeçar është prangosur nga autoritetet e policore në Tiranë, si një prej personave që mbrëmjen e 2 Qershorit plagosi me sende të forta Ymer dhe Erion Çelën, babë e bir.
Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën “George W Bush”.
Sipas policisë, 43-vjeçari me iniciale Z. S “ka prishur qetësinë publike në kohën Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir) banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës”.
Arrestimi i tij u bë në vijim të këqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative.
43-vjeçari është banues në fshatin Xhafzotaj të Durrësit dhe rezulton i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.