Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi vendimin e gjykatës së Dibrës për Jetmir Koxherin, i akuzuar për plagosjen e një të mituri në vitin 2019.
Apeli dënoi përfundimisht me 25 vite burg Koxherin për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë për ngjarjen e zhvilluar në Krastë të Bulqizës.
Në atë kohë Koxheri plagosi rëndë një të mitur 6-vjeçar të cilit i shkaktoi dëmtime në fytyrë dhe trup.
Gjithçka në atë kohë ndodhi pas sherrit të autorit me babain e fëmijës.
Koxheri mësohet se ka shkuar në banesën e tij dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në mënyrë të pakontrolluar, duke goditur gabimisht të miturin dhe duke rrezikuar jetën e tij.