Është arrestuar sot një 28-vjeçar nga Mati, i dyshuar si autori i plagosjes me thikë të dy vëllezërve nga Burreli, 25 dhe 22 vjeç.
Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi A.N., 28 vjeç, banues në fshatin Shelli, si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, shtetasit L. L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç, të dy banues në Burrel.
28-vjeçari në bashkëpunim me dy shtetasit e shpallur në kërkim, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., dhe A.Sh, banues në Burrel, të cilët ndodhen në Spital jashtë rrezikut për jetën.