Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e një 38-vjeçari mbrëmjen e kësaj të enjteje në Sauk në Tiranë.
Sipas informacionit bëhet me dije se 38-vjeçari Santi Xhaferi kishte dëmtime në kokë dhe në këmbët. Paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri, por nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkaktuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri.
I plagosuri është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore.
Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër.