Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka folur nga vendngjarja rreth plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta nga efektivi i policisë, Erjon Goxhara.
Vocaj tha se ka kontaktuar me autorin e dyshuar Erjon Goxhara, duke i bërë thirrje që të dorëzohet.
Sipas tij, efektivi i policisë është në gjendje të rënë psikologjike.
Vocaj tha se fakti që e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit do të thotë se nuk ka dashur që ta vrasë.
“Siç jeni në dijeni rreth orës 14:00, E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin në Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar.
Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore.
Po punojmë për ta lokalizuar. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë motive të dobëta.
Jemi duke zhvilluar hetim, mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Nuk e dimë nga është i plagosuri. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotë. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës.
Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes.
Jemi duke shpenzuar energjitë ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket i plagosur nuk është në rrezik për jetën”, tha Vocaj.