Aktualitet Plagosja e Adriatik Kalemit në Greqi dyshohet se ka lidhje me vrasjen...

Plagosja e Adriatik Kalemit në Greqi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Edmond Papës

52-vjeçari Andrea Kalemi nga Tepelena po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë, kur u plagos nga një egjiptian në burg në Greqi.

I plagosuri u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë. Autorit iu gjet në dorë një thikë artizanale dhe një telefon dhe do të dënohet për tentativë vrasje. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë.

Adriatik Kalemi u qëllua në ishullin Paksos në 9 gusht të këtij viti ku ndodhej së bashku me familjen. Ai mundi t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe u mbajt në burgun famëkeq grek pasi kishte hesape me drejtësinë.

Kalemi ishte i përfshirë në sagën e krimeve të lidhura me ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa nga Saranda dhe dyshohet se janë pikërisht njerëz të kësaj familje që kanë dashur ta eliminojnë për herë të dytë brenda vitit.

Ai është kushëri i parë i Aleksandër Sadikajt, për të cilin thuhet se është ekzekutuar prej njerëzve të Papës për një aferë të prishur droge.

Përballja mes dy bandave dikur aleatë në trafikun e drogës,ka prodhuar disa të vrarë dhe të plagosur, ndërsa duket se ende s’ka mbaruar.

Adriatik Kalemi është larguar nga Greqia të shtunën, më 16 dhjetor, pa asnjë masë kufizuese si nga Greqia ashtu edhe Shqipëria. Edmond Papa është vrarë në 16 dhjetor 2022, ndërsa plagosja në Koridhalos ka ndodhur në prag të vitit të tij, në 15 dhjetor.