Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e biznesmenit Spiro Iljadhi është vënë në pranga. Autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë Redjan Hadëri, i cili akuzohet se është bashkëpunëtor i dy vëllezërve Andrea dhe Visi Caushi.
Ndërkohë mësohet se po vijon puna për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes.
Plagosja e biznesmenit ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku bashkë me të ngeli dhe një turist, i identifikuar si Marin Jano.
Nga hetimet paraprake dyshohet se atentati ndaj biznesmenit ka ardhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.