Njeri nga personat i dyshuar si autor i plagosjes së trefishtë të premten në një lokal pranë Pallatit të Sportit ne Elbasan është vendosur në pranga.
Ai është Ilirjan Bezhani kurse në kërkim është Genti Faqaj i dënuar më parë për vrasje.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se ngjarja ndodhi për borxhe mes palëve. Tre të plagosurit dhe dy të dyshuarit ishin në lokal në një tavolinë për të zgjidhur heshtjen në paqësisht.
Por biseda është acaruar dhe njëri nga autorët shkoi në shtëpi dhe mori kallashnikovin dhe u rikthye për të qëlluar.
Mihal Kocashi, Astrit Cërriku dhe Fezi Ago u plagosën. Të tre këta persona janë kushërinj me njëri–tjetrin. Autori qëlloi me breshëri por për fat ato nuk prekën klientët e tjerë në lokal. Autorët pasi panë të gjakosur kushërinjtë që ndodheshin tavolinë u larguan me shpejtës me një makinë që e kishin lenë jashtë. Pas ngjarjes policia shoqëroi disa persona që ndodheshin aty të cilët pasi u pyetën u lanë të lirë.