Aktualitet Plagosja me armë zjarri te “Komuna e Parisit”: 45-vjeçari në gjendje të...

Plagosja me armë zjarri te “Komuna e Parisit”: 45-vjeçari në gjendje të rëndë, autori një efektiv i “Shqiponjave”

Personi që mbeti i plagosur pasditen e së hënës në zonën e Komunës së Parisit pasditen e së hënës është identifikuar si Lorenc Kosta.

45-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga një efektiv i repartit “Shqiponja”, Erion Goxharaj.

Ndërkohë, i plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Goxharaj, i cili pas ngjarjes është larguar me një automjet tip “Chevrolet”, ngjyrë të kuqe, ka qenë jashtë shërbimit.

NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”