Aktualitet Plagosja në Furrë-Arrëz, policia: Babai goditi me thikë djalin e tij 19-vjeçar

Plagosja në Furrë-Arrëz, policia: Babai goditi me thikë djalin e tij 19-vjeçar

Detaje të reja vijnë nga plagosja në Fushë-Arrëz. Policia njofton se autori i dyshuar i plagosjes së 19-vjeçarit është babai i tij, 55-vjeçari me iniciale A.M., i cili është kapur dhe shoqëruar në Komisariat.

I riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes babait dhe të birit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi A. M.

Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.