Kryeministri Edi Rama e cilëson të patolerueshme ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të hëne në zyrën elektorale të PD në Kavajë, ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni.
Ai ka kërkuar nga Lulzim Basha që të bashkohet me të për “të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin”, ndërsa nga ka kërkuar nga Presidenti Ilir Meta që të “ndalë fushatën idioteske të tensionimit”.
“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.