Personi në foto është Saimir Xhafa. I riu është autori i plagosjes me armë zjarri të Agim Jazajt. Ngjarja ndodhi këtë të hënë në afërsi të xhamisë “Xhura” në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë.
36-vjeçari u identifikua menjëherë pas krimit dhe është shpallur në kërkim. Policia ka dalë në një njoftim për shtyp, ku ofron 5 mijë Euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njoftoi policia.
Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë 51-vjeçari Jazaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.