Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Librazhd, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një lokal.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është Albi Biçaku, i cili ka qëlluar nga një makinë që më pas u largua në drejtim të paditur.
Burime nga policia e Librazhdit bëjnë me dije se i plagosuri Shpëtim Skura është qëlluar aksidentalisht. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të njëjta burimeve nga vendngjarja, autori i dyshuar është konfliktuar me pronarët e lokalit dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Policia e Librazhdit ndodhet në vendngjarje dhe po heton.