Kryeministri Rama deklaroi se shumë shpejt do të prezantohet dhe plani kombëtar për sigurimet shoqërore që do të ndikojë drejtpërdrejt për rritjen e pensioneve.
Por për të arritur këtë, Rama tha se duhet t’i jepet fund informalitetit të pagave në privat, teksa paralajmëroi se shkelësit do të trajtohen njësoj si vjedhësit e energjisë elektrike.
“Së shpejti një plan kombëtar për sigurimet shoqërore. Ky plan po përgatitet prej kohësh nga ekspertë, synon përfshirjen e pensionistëve të ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej indeksimit.
Rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët nuk mund të jetë domethënëse nëse si shoqëri nuk i japim një goditje fenomenit të pagave reale që godasin të ardhurat për sigurimet dhe vjedhin atë që i përket pensionistëve.
Ne do të bëjmë me kuotat e sigurimeve ata që bëmë me energjinë. Ata që nuk paguajnë sigurimet për punonjësit për pagat reale do t’i trajtojmë si hajdutët e energjisë”, u shpreh Rama.