Vetëm sinjalet pozitive për Kristjan Asllanin nuk mjaftojnë. Ylli 21-vjeçar i’u bashkua Kombëtares, ku ka zhvilluar stërvitje të diferencuar.
Në pritje të rezultateve zyrtare të analizave mjekësore, për të kuptuar nëse mesfushori i Interit do të jetë gati për Shqipërinë, trajneri Silvinjo ka përgatitur edhe planin “B”.
Në stërvitjen e parë të Kombëtares, ku ekipi punoi me grup të reduktuar, pjesë e skuadrës ishte edhe kapiteni i Shpresave, Medon Berisha.
Talenti i Leçes në Serie A dhe shok ekipi me Ramadanin do të jetë në dispozicion të Kombëtares, nëse Asllani nuk i’a del për sfidën e 17 nëntorit në Moldavi.
Lojtarët kuqezi janë gati për ndeshjen në Moldavi. Nga Gjasula te Muja, kuqezinjtë kërkojnë të mbyllin çështjen e kualifikimit në Euro 2024 dhe të festojnë me tifozët.