Sekretari i CIA-s e kishte identifikuar si “konfidencial” dokumentin e shkruar në Mynih në vitin 1977, pas një takimi të agjentëve të CIA-s amerikane dhe shërbimit gjerman, BND.
Plani parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe të mëdha.
Njëri nën ndikimin gjerman dhe tjetri nën influencën e SHBA.
Dhe nëse shohim situatën aktuale, gjithçka ndodhi sipas këtij plani, thotë gazeta serbe, Kurir.
Dokumenti, i cili u publikua për herë të parë nga britanikja Telegraph, tregon se CIA dhe BND diskutuan ndarjen e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë në tri koloni apo zona të influencës.
Sipas këtij dokumenti, Fuqitë e Mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë si më poshtë:
Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, Bosnja veriore dhe perëndimore do të ishin pjesë e zonës gjermane të influencës, ndërsa Dalmacia, Mali i Zi, Kosova, pjesa e Rashkës, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia do të ishin direkt nën ndikimin e Shteteve të Bashkuara. Vojvodina do të vendosej nën autoritetin e Hungarisë.
Serbia si shtet i pavarur do kishte territoret e sotme, por pa Kosovën dhe të gjithë pjesën jugore të Serbisë, ndërsa Vojvodina do të ishte protektorat hungarez.
CIA kishte planifikuar të copëtonte Jugosllavinë në fillim të viteve 70, 10 vjet para vdekjes së liderit jugosllav Josip Broz Tito.
Nga viti i kaluar, dokumentet e vjetra të CIA-s janë deklasifikuar dhe planet e hershme dhe tani janë të hapura për publikun, por edhe për historianët dhe gazetarët.