Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të prezantojë më 19 tetor, përpara komitetit ekzekutiv, një projekt-reformë në sistemin e transferimeve në botën e futbollit, siç shpjegohet në një intervistë me “L’Equipe”, sot.
Udhëheqësi i qeverisë botërore të futbollit propozon “11 pika thelbësore” për t’u analizuar, me qëllim “për të siguruar integritetin e futbollit në vitet e ardhshme, në mënyrë që të ketë transparencë më të madhe dhe të ruhet ekuilibri konkurrues në këtë sport”.
Komisionet e larta
Një nga pikat që e shqetëson Infantinon ka të bëjë me komisionet e larta që lëvizin përfaqësuesit (menaxherët e futbollistëve) dhe që duhet të “rregullohet më mirë”, për të shmangur korrupsionin, ryshfetin dhe pastrimin e parave. “Unë mendoj se rritja e shifrave të komisioneve të paguara për agjentët e futbollistëve ka marrë një drejtim shqetësues. Kjo hallkë e futbollit do të donte më shumë mbikëqyrje. Ajo, gjithashtu, lidhet me një çështje të ekosistemit të futbollit, ku sot nuk ka rregulla të vendosura”, tha Infantino.
Infantino tha se rreth 5.1 miliardë euro qarkulluan vetëm për transferta ndërkombëtare në vitin e kaluar, me rreth 400 milionë euro që shkuan për agjentët dhe ndërmjetësit. Për të shmangur shifrat e pakontrolluara, Infantino propozon të vendosë një kufi “në lidhje me shumat e disbursuara për të blerë një futbollist”.
Një “dritare” e vetme e merkatos
Infantino, gjithashtu, propozon që të ketë vetëm një periudhë të nënshkrimeve në sezon, duke pezulluar merkaton dimërore. Ai jep si një shembull çmendurinë e përjetuar në merkaton e fundit të nënshkrimeve, verën e kaluar, në të cilën u vendosën rekorde të paimagjinueshme: Neymar – 222 milionë euro; Mbappé – 135 milionë euro (+45 bonuse), apo Dembélé – 105 milionë euro (+42 bonuse)…
Detyra të kufizuara
Një masë tjetër do të ishte kufizimi i numrit të lojtarëve, që një ekip mund të ketë dhënë në formë huazimi. “L’Equipe” merr në referim shembullin e Udineses, e cila ka 103 lojtarë të angazhuar dhe të shpërndarë nëpër disa klube. “Detyrat duhet të rregullohen, me rregullore specifike për të rinjtë”, – tha Infantino.
Tavan për pagat
Për të shmangur pabarazitë midis lojtarëve, Infantino dëshiron të vendosë një kufi pagash, që do të vendoset në secilin rast në varësi të të ardhurave të çdo klubi. Këto dhe propozime të tjera janë në tryezë për të rregulluar merkaton e transferimeve në futboll dhe paratë që lëvizin në botën e këtij sporti. Ato do të diskutohen në komitetin e FIFA-s, më 28 shkurt, në Cyrih. Synimi është që ata të mund të shpëtojnë “disa pengesa ligjore dhe kundërshtimin e pritur të klubeve të mëdha”, në mënyrë që këto masa të dosjes së Infantinos të mund të krijohen përpara tetorit të ardhshëm.