Nëse Rusia humbet luftën, presidenti rus Vladimir Putin dhe rrethi i tij i ngushtë besohet se po konsiderojnë të kërkojnë një plan arratisjeje, sipas një ish-ndihmësi të presidentit rus.
“Putin ka krijuar një plan arratisjeje për të ikur në Amerikën e Jugut, më saktësisht në Venezuelë, në rast se forcat ruse mposhten në Ukrainë”, kështu është shprehur ish-shkruesi i fjalimeve të liderit rus, Abbas Gallyamov, ndërsa kreu i Kremlinit vazhdon përpjekjet luftarake në atë që qysh prej fillimit e ka quajtur një ‘operacion special ushtarak’ në Ukrainë, shkruan shkruan The Daily Beast.
Duke cituar një burim të Kremlinit, eksperti politik Gallyamov ka sugjeruar gjithashtu se Putini është duke eksploruar opsionin e azilit në Venezuelë si pjesë e një plani të fshehtë të cilit thuhet se i është dhënë kodi me emrin “Arka e Noes”.
Gallyamov shkroi në Telegram se: “Unë zakonisht nuk ritregoj histori të brendshme, por sot do ta bëj një përjashtim. Siç nënkupton emri (Arka e Noes), ka të bëjë me gjetjen e tokave të reja ku mund të shkohet në rast se situata bëhet krejtësisht e pakëndshme në atdheun tuaj.
Rrethi i brendshëm i Putinit fillimisht konsideroi një plan për të evakuuar në Kinë, tha Gallyamov, por më vonë mendoi më mirë për këtë, nga frika se shanset e “bashkëpunimit” nga kinezët ishin të pakta, veçanërisht pasi ata përçmojnë “humbësit”. Tani, tha ai, fokusi është zhvendosur ose në Argjentinë ose në Venezuelë, me aleatin e Putinit, Igor Sechin që aktualisht mbikëqyr një plan evakuimi për vendin e fundit.
Ndërsa tani fokusi është te Venezuela, por edhe Argjentina dhe është aleati i Putin, Igor Sechin, ai që po mbikëqyr planin. Ndërsa zyrtarët e rangut më të ulët në administratën presidenciale dhe qeverinë ruse do kërkojnë qëndrim në Ekuador, Paraguai dhe Argjentinë, sipas raportit.
Veçanërisht, sipas burimit, zyrtarët kanë blerë prona në Ishullin Margarita të Venezuelës, ku ata do të ishin të sigurtë nga ekstradimi
Rrethi i ngushtë i liderit nuk përjashton që ai mund të humbasë luftën, të humbasë pushtetin dhe të duhet të evakuohet urgjentisht diku”.
Ai shtoi: “Për fat të keq, burimi im nuk di asnjë detaj tjetër, megjithatë, ajo që është thënë është e mjaftueshme për të kuptuar se: kur ata (Rusia) thonë se “gjithçka po shkon sipas planit”, duhet të sqarohet se për cilin plan bëhet fjalë pasi duket qartë, se ata tashmë kanë më shumë se një plan.”
Kremlini po përballet me një luftë të gjatë për të ruajtur vijat e frontit në rajonet e mbetura nën kontrollin e Rusisë, mes përpjekjeve të përsëritura për kundërsulme nga forcat ukrainase.
Pas rimarrjes së Khersonit muajin e kaluar, Ukraina është parashikuar të shkaktojë pengesa të mëtejshme për Rusinë.
Nga ana tjetër, nëse ky ‘plan arratisjeje’ është në fakt i vërtetë dhe Rusia përfundon duke e humbur luftën ndaj Ukrainës, përzgjedhja e Venezuelës si një vend strehimi, sipas shumë analistëve, nuk do të ishte zgjedhje më ideale për Putinin.
Kjo sepse, pavarësisht një ‘lufte të ftohtë’ mes Venezuelës dhe SHBA-së, e cila e ka vështirësuar dhe më tej situatën ekonomike dhe hiperinflacionin në vend, Amerika vazhdon të mbetet një aleat i rëndësishëm dhe politikanët me prirje perëndimore janë preferuar më tepër nga votuesit venezuelianë, të cilët duket se ende nuk e kanë humbur shpresën se SHBA-ja do të jetë ajo që do t’i nxjerrë, përfundimisht, nga gjendja kaotike në të cilën ata e kanë gjetur veten prej vitesh.