Opinioni gjerman është tronditur orët e fundit nga lajmi i arrestimit i të paktën 25 personave në gjithë Gjermaninë që akuzohen se po organizonin një grusht shteti të mirëfilltë në vendin e cilësuar si lokomotiva e Europës.
Personat e arrestuar sipas burimeve bëjnë pjesë e një grupi të së djathtës ekstreme, ku mes tyre figurojnë edhe ish-ushtarakë, dhe q\kishin planifikuar rrethimin dhe pushtimin e Parlamentit federal.
Të dyshuarit, rreth 50 në total, i përkasin lëvizjes Reichsbürger (Shtetasit e Rajkut) dhe një nga figurat e spikatur mendohet se është një aristokrat gjerman, që mendonte të rikthente qeverinë në politikat konservatore, duke mos njohur parlamentarizmin modern.