Teksa FSHF ka vendosur ta shesë emrin e stadiumit drejt “bizneseve të mëdha që shprehin interes” sepse “kështu e ka gjithë bota” zv. kryeministri, Erion Braçe shkruan sot në rrjetet sociale se prona është publike dhe se emri i stadiumit mbetet “Qemal Stafa”.
Në përgjigje të intervistës të Drejtorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, Braçe shprehet se nuk mund të jetë asnjë emër kompanie që të ngjallë më shumë histori për futbollin, sesa emri “Qemal Stafa”.
Si u zgjua kështu papritur Erjoni dhe qeveria?
Ajo që dimë është që në të gjitha postimet e deritanishme, sa herë ka hedhur foto nga “ecuria e punimeve” shefi i Erjonit e ka shmangur emrin Qemal Stafa sikur të kishte zgjebe duke folur për Arenë K. etj etj.
Ka ndërruar mendim shefi i Erjonit apo allahile ia kemi shpikur ne ato statuse e ato postime dhe tani ardhi sahati i së vërtetës dhe po e qet në selamè Erjoni, sepse shefi i madh që merret me leshterikët nuk merret me të tilla “vogëlsira” katundarësh si Qemal Stafa?
2- Si ka mundësi more Erjon që deri tani shefi yt nuk e përmendi Qemalin fare, kurse tani paska plasur “luftë e madhe” e qeverisë me FSHF-në? Medemek FSHF po na e ndrroka emrin, kurse ju jeni dorëjashtë.
Po “lufton” Erjoni me të njëjtën FSHF që deri edhe “argumentet publike” për heqjen e emrit i ka të njëjta me mbrojtjet publike unazore të KM se “kështu e ka gjithë bota”.
Erjon, me këtë teatër gushti mund të gënjeni vetëm ca të currufjepsur.
Shqipërinë e mendimit e keni humbur prej kohësh.
Dhe jo vetëm atë.
Megjithatë, ju e keni marrë tashmë rrugën e atyre para jush. Për ne e rëndësishme është që e papritura “luftë Qeveri-FSHF” të lej Qemalin aty ku e ka vendin, e ku e ka vënë sakrifica dhe dinjiteti.
Ca çapaçulë si ju në Qeveri dhe FSHF as e vini as e hiqni dot prej aty.
Pjesë nga postimi i Braçes
Stadiumi Qemal Stafa e ka emrin; Nuk ka asnje akt ti kete hequr kete emer! Wembley u ribe nga e para, por emri nuk u tregetua! Sa per argumentin tregetar se shet emri egzistues me shume se emri i nje kompanie, me vlen te te kujtoj se cdo gje e bukur, e madhe dhe historike ne futbollin tone, lidhet me “Qemal Stafen”! Nuk ja hiqni dot njeriu nga mendje kete!
E treta, stadiumi Qemal Stafa, do te jete nje aset i nje institucioni publik, asfare privat, sic FSHF. Te pakten, juridikisht eshte keshtu, packa se si administrohet eshte e tille, publike.