Mbledhja e Kryesisë së PD-së mbrëmjen e sotme ishte në prag të përplasjes fizike pas tensioneve dhe debateve të forta mes anëtarëve.
Jemin Gjana, ish-deputet dhe ministër në qeverisjen e Sali Berishës, aktualisht kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ish-ministrave që tashmë janë në krah të ish-kryeministrit në “Foltore”.
“Unë kam shtëpinë që më dhanë te Enti Banesave, ministrat e “Foltores” janë bërë milionerë”, tha ai.
Aldo Bumçi i kërkoi që të fliste me emra konkretë. “Dhe me kë e ke ti këtë? Se këtu vetëm unë jam ish-ministër këtu”.
“Mos më ndërprit”, i tha Jemin Gjana.
Në këto momente tensioni, Gjana dhe Bumçi kanë qenë afër përplasjes fizike nëse nuk do të ndërhynin Gazment Bardhi dhe Gent Strazimiri.
Lulzim Basha nuk e njohu thirrjen e Kuvendit nga Sali Berisha në 11 Dhjetor dhe deklaroi se forumi më i lartë i partisë do të mblidhet 7 ditë më pas në 18 Dhjetor.