Plas te Interi në prag të sfidës së kthimit me Benficën. Si të mos mjaftojnë rezultatet zhgënjyese në kampionat, te zikaltrit nuk ka munguar as tensioni, teksa protagonistë janë bërë Brozovic dhe Onana.
Ky i fundit ka ndërhyrë ashpër ndaj mesfushorit kroat, që nuk e ka marrë aspak mirë dhe të dy kanë nisur fillimisht debatin verbal e më pas janë afruar, duke rrezikuar një sherr me grushte.
Është dashur ndërhyrja e shpejtë e Romelu Lukakut dhe Danilo D’Ambrossios, që të shmangej përplasja fizike mes të dyve, që gjithsesi kanë vijuar stërvitjen, pa bërë paqe.
Natyrisht ky është një tjetër tregues i momentit të vështirë që mbizotëron në kampin zikaltër. Megjithatë Inzaghi do të duhet të mendojë për sfidën e të mërkurës në mbrëmje, ku i mjafton të mbrojë fitoren 2-0 në ndeshjen e parë, për të çuar skuadrën në fazën gjysmëfinale të Champions Leagues.