Sport “Plas” te United, marrëdhënia Cristiano-Rangnick arrin në pikën e moskthimit

“Plas” te United, marrëdhënia Cristiano-Rangnick arrin në pikën e moskthimit

Manchester United po përjeton një krizë të thellë rezultatesh dhe trajneri Ralf Rangnick nuk ka më mbështetjen e “peshave të rënda” të skuadrës, me Cristiano Ronaldon në krye.

Sipas “AS”, sulmuesi portugez mendon se gjermani nuk ka nivelin e duhur për të drejtuar një ekip të madh, ndërkohë që vetë trajneri ka kritikuar Cristianon për mungesën e golave: “Ai duhet të shënojë më shumë, kjo është e qartë”.

United renditet në vendin e gjashtë të Premier League dhe turneu i vetëm ku është ende në garë është vetëm Champions League.

Cristiano mësohet se është i lumtur në Manchester dhe ka në plan të vijojë të luajë me “Djajtë e Kuq” edhe sezonin e ardhshëm, por vendimi i 37-vjeçarit do të varet shumë me atë që do të bëjë klubi me trajnerin gjerman.