Policia e Vlorës është angazhuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientet e Top Channel, ku rreth orës 01:00, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov ndaj godinës dhe si pasojë, humbi jetën roja e sigurisë.
Gazetarja e A2 CNN, Jerola Ziaj, tregon se arsyeja pse janë mobilizuar autoritetet në Vlorë është se mjeti me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ka lidhje me qytetin bregdetar.
“Operacioni në qytetin e Vlorës ka nisur që në orën 02:00, pasi mendohet se automjeti Range Rover, me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ndaj godinës së Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, ka lidhje me Vlorën. Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë për të parë nëse ky automjet ka lëvizur në Vlorë ditën e sulmit”, tha gazetarja Jerola Ziaj./A2