Sport ‘Plusvalenza-t’, furtunë mbi Juventusin, 15 pikë penalizim

‘Plusvalenza-t’, furtunë mbi Juventusin, 15 pikë penalizim

Gjykata e Apelit sportiv ka vajtur më tej se nëntë pikët e kërkuara nga prokurori federal sportiv që kërkoi nëntë pikë penalizim për Juventusin për kampionatin aktual lidhur me rastin e plusvalenza-ve duke e dënuar me 15 pikë penalizim.

Dënime të rënda edhe për drejtuesit: 2 vite e gjysmë për Paratici, 2 vite për Agnellin e Arrivabene, 1 vit e katër muaj për Cherubini dhe 8 muaj për Nedved.

Ndërsa tetë klubet e tjera janë shpallur të pafajshme. Juventus do të prezantojë ankimim në Kolegjin e Coni-t.