Vetëm 9 muaj. Kaq zgjati arratia e Ervis Markjes. 27-vjeçari u arratis gjatë natës së 26 Majit të kaluar nga burgu sëbashku me një bashkatdhetar tjetër, Adriatik Gekën.
Markja u ndalua në një lokal në Napoli të dielën. I riu mësohet se kishte shkuar atje për të festuar ditëlindjen e të dashurës. Mirëpo autoritetet ishin në dijeni të kësaj ngjarje, kështu që e kishin pritur disa agjentë të infiltruar.
Markja kishte arritur t’i shpëtonte më parë policisë për shkak se ndihmohej nga disa shqiptarë të tjerë.
Ai është dënuar për vjedhje dhe për rezistencë ndaj punonjësit të policisë. Ndërkohë Geka është dënuar për vjedhje, dhunë dhe rrëmbim.
Dy të rinjtë duhet të vuanin dënimin në burgun Corinola, por u arratisën si nëpër filma. Ata prishën hekurat e dritares së qelisë dhe më pas zbritën me çarçafë pasi i kishin lidhur si litar.